​‪Sot zhvillohen disa ndeshje interesante në Ligën e Kombeve

Futboll

​‪Sot zhvillohen disa ndeshje interesante në Ligën e Kombeve

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Programi i ditës së sotme sa i përket futbollit, përmban disa ndeshje interesante në kualifikimet për Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPress.

Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë Veriore në “Boris Paichadze Dinamo Arena”.

Pas kësaj përballje do të kemi tre takime të tjera me fillim nga ora 20:45.

Hungaria pret në Budapest Islandën në stadiumin “Puskas Arena”. Sllovakia luan në udhëtim kundër Irlandës në “Windsor Park” në Belfast. Ndeshja e fundit e këtij programi do të jetë Serbi-Skoci në Beograd.

Programi i sotëm i Ligës së Kombeve:

Gjeorgji – Maqedoni Veriore 18:00

Hungari – Islandë 20:45

Irlandë – Sllovaki 20:45

Serbi – Skoci 20:45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat