Berisha i bashkohet Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Futboll

Berisha i bashkohet Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Berisha i bashkohet Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka udhëtuar sot nga Franca për Tiranë ku do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Sllovenisë e cila luhet të dielën.

Njoftimin e ka bërë vet Berisha përmes “Instagramit” ku ka postuar një fotografi nga airoplani me destinacinon Tiranën.

Berisha që mungoi në sfidën e djeshme në miqësoren ndaj Shqipërisë, do të jetë ë dispozicion të trajnerit te Kosovës për këto dy ndeshje.

Mesfushori prishtinas mungoi në atë ndeshje për shkak të një lëndimi të vogël çka ishte i detyruar t’i bëjë disa seanca trapeutike, për të qenë gati për ndeshjen ndaj Sllovenisë që luhet të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat