Xhaxhai i Griezmann: Nuk është e lehtë me Messin

Futboll

Xhaxhai i Griezmann: Nuk është e lehtë me Messin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Griezmann

Marrëdhënia mes Antoine Griezmann dhe Lionel Messit nuk ka arritur në ansjë moment të bëhet sado normale.

Argjentinasi që në fillim ka qenë kundër transferimit të francezit, megjithatë tashmë të dy duhet të bashkëjetojnë në një skuadër.

Së fundmi, ka folur edhe xhaxhai i Grizman i cili konfirmon marrëdhënien e vështirë, por shton se nuk mund tregojë shumë.

“Nuk e kisha imagjinuar se do të ishte kaq e vështirë për të për t’u përshtatur. E di edhe çfarë ndodh në brendësi me Mesin, nuk është e lehtë por nuk mund të flas shumë. Te Barcelona nuk punohet mjaftueshëm, stërvitjet zhvillohen në një mënyrë për të pkënaqur persona të veçantë.

Grizman ka nevojë për të punuar, ka nevojë të impenjohet për qenë mirë, në ndryshim nga të tjerët që nuk e kanë të nevojshme. Pas triumfit në Kupën e Botës, mendoi të linte kombëtaren. Edhe pse nuk ishte i vjetër kërkonte t’i linte vend gjeneratës së re”, u shpreh xhaxhai i Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat