​Lojtarët e Kosovës u rikthehen stërvitjeve

Futboll

​Lojtarët e Kosovës u rikthehen stërvitjeve

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:59
​Lojtarët e Kosovës

Përballja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte vetëm një miqësore që do t’i ndihmoj të dy kombëtareve për ndeshjet e radhës që i kanë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sot, “Dardanët” kanë vazhduar stërvitjet në Shijak, për tu përgatitur për ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet në Lubjanë.

Në stërvitjen e sotme kanë marrë pjesë vetëm 11 lojtarë, kurse pjesa tjetër e skuadrës që luajti më shumë minuta mbrëmë kundër Shqipërisë, janë parë duke pushuar në plazhin e Durrësit.

Lajm i mirë është se të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe pa lëndime, dhe se nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para se të nisen të shtunën për Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat