Dybala largohet në janar

Futboll

Dybala largohet në janar

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Dybala largohet në janar

Paulo Dybala nuk po kalon një moment të lehtë tek Juventus.

Numri dhjetë është larg nivelit të tij, edhe për shkak të disa problemeve fizike dhe një forme jo shumë të mirë në këtë fillim sezoni.

Joya është parakaluar edhe nga Morata në hierarkitë e Andrea Pirlo-s, me ish-yllin e Palermo-s që ka përfunduar në shënjestrën e kritikëve për paraqitjet e fundit zhgënjyese.

Edhe çështja e rinovimit mbetet problematike, me menaxherin e sulmuesit që është kthyer në Argjentinë pa u takuar me drejtuesit në Continassa. Takimi mes palëve ka shumë mundësi të zhvillohet në fillimin e vitit të ri.

Duke parë se kontrata e Dybala skadon në vitin 2022, ai do të përfundonte në merkato nëse nuk do të arrihej marrëveshja për rinovimin.

Kështu, 27-vjeçari mund të largohet që në janar nga Torino dhe të përfundojë te Real Madrid, sipas “Todofichajes.com”.

Dybala do të përshëndetej me Juventus-in për 80 milionë euro dhe në operacionin me Real Madrid, si kundërofertë teknike, do të përfshihej Isco, jashtë planeve të Zidane dhe i ndjekur prej kohësh nga klubi bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat