Shqiptarët në histori me Maqedoninë, kualifikohen në Kampionatin Evropian 

Futboll

Shqiptarët në histori me Maqedoninë, kualifikohen në Kampionatin Evropian 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:24
Pamje nga ndeshja

Shqiptarët Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi e ndihmuan Maqedoninë e Veriut që të kualifikohet në Kampionatin Evropian në futboll.  

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gjeorgjisë, në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve, që u zhvillua në stadiumin “Dinamo Arena” në Tbilisi. 

Maqedonia e Veriut ka arritur suksesin më të madh, për herë të parë në histori kualifikohet në garën më prestigjioze të Kontinentit të Vjetër. Bejtullai, Musliu, Alioski dhe Ademi luajtën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 67-të.

Në finalen e play-off-it nuk u paraqit Enis Bardhi për shkak të lëndimit. 

Në minutën e 56-të, mbrojtja e Gjeorgjisë reagon dobët, ndërsa kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, me përvojën e tij, nga afërsia pa vështirësi shënon për fitoren dhe kualifikimin.  Maqedonët për kualifikimin shpërblehen me 3 milionë euro nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kështu kanë raportuar media e atjeshme.
    
Gjeorgjia - Maqedonia e Veriut 0:1
Stadiumi në Tbilisi.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Pandev (56’).
Kartona të verdhë: Okriashvili, Kashia - Nikollov.
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kvirkvelia, Kashia (Jigauri 88’), Dvali (Davitashvili 90+2’), Kankava, Kvekveskiri, Vako, Gvilia (Papunashvili 81’), Okriashvili dhe Katcharava (Lobjanidze 81’).
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Bejtullai, Musliu, Velkovski, Ristovski (Zajkov 89’), Ademi (Spirovski 67’), Nikollov (Kostadinov), Alioski, Elmas dhe Nestorovski (Trickovski 89’)dhe Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat