Kosova përgatitet për Slloveninë dhe Moldavinë

Futboll

Kosova përgatitet për Slloveninë dhe Moldavinë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Kosova përgatitet për Slloveninë dhe Moldavinë

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Shqipërisë, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë, të cilën e zhvillon të dielën në Lubjanë.

Në stërvitjen e sotme, e cila u zhvillua në Shijak, ishin të pranishëm 11 futbollistë, derisa pjesa tjetër që luajtën më shumë minuta në miqësoren e djeshme, kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime.

Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat