Drita-Llapi, shtyhet sërish 

Futboll

Drita-Llapi, shtyhet sërish 

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Drita-Llapi, shtyhet sërish 

Skuadra e Llapit konfirmon se është shtyrë takimi me kampionin në fuqi, Dritën nga Gjilani.

“Drita - Llapi, ndeshje e mbetur nga java e parë është shtyrë nga FFK-ja për një datë tjetër.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet në vikend ndërmjet Dritës dhe Llapit, e mbetur nga java e parë e Superligës, sipas njoftimit nga FFK-ja, është shtyrë përsëri.

Sipas rregulloreve të garave të FFK-së, në momentin kur klubi ka dy futbollistë të grumbulluar me Kombëtaren, klubi ka të drejtë mos ta zhvilloj ndeshjen, andaj FFK-ja në bazë të rregullores, e ka parë të arsyeshme mos ta zhvillojmë ndeshjen pasi klubi ynë momentalisht ka të grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës U-21, dy nga futbollistët kryesor të skuadrës, Kastriot Selmani dhe Valmir Veliu”, njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat