Tronditet stoli i Tiranës

Futboll

Tronditet stoli i Tiranës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:50
Tronditet stoli i Tiranës

Eliminimi nga raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë i Tiranës nga skuadra e Korabit, që militon në Kategorinë e Parë, ka tronditur stolin e trajnerit Emanuel Egbo.

“Panorama Sport” mëson se pas kësaj disfate, klubi pritet t’i japë duart nigerianit, i cili me shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të kampionëve.

Gjithçka pritet të konfirmohet në javët e ardhshme…

Kujtojmë që bardheblutë nuk arritë të kualifikoheshin, edhe pse me 1 lojtarë më shumë prej minutës së 68-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat