Gjyqtarë polakë ndajnë drejtësinë në sfidën Slloveni – Kosovë

Futboll

Gjyqtarë polakë ndajnë drejtësinë në sfidën Slloveni – Kosovë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:07
Bartosz Frankowski

Kosova do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën ku në Lubjanë ballafaqohet me Slloveninë në Ligën e Kombeve.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët dhe ndarja e drejtësisë i është besuar polakut Bartosz Frankowski i cili do të jetë “bilbil kryesor” në këtë takim.

Frankowski do të ndihmohet në ndarjen e drejtësisë prej Jakub Winkler dhe Bartosz Heining teksa i katërti i kësaj ndeshje do jetë Tomasz Kwiatkowski.

Sllovenia kërkon fitoren për të marrë kreun e grupit ndërsa Kosova për të mos mbetur në pozitën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat