Rezultati i tamponit çmend Rossin

Futboll

Rezultati i tamponit çmend Rossin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Rezultati i tamponit çmend Rossin

Pasi qëndroi 3 javë pushim për shkak se doli pozitiv me Covid-19 dhe humbi dy garat e zhvilluara në pistën e Aragon (Spanjë), piloti italian Valentino Rossi u rikthye në pistë fundjavën e kaluar në Valencia (Spanjë).

Gjithsesi, teksa përgatitej për garën e radhës, po në Valencia, Rossi është gjendur para një lajmi që ka befasuar të gjithë: Ka dalë sërish pozitiv! Ky ishte rezultati i testit të kryer ditën e martë, që ka penguar pilotin italian të nisej për në Spanjë.

Rossi nuk është dorëzuar dhe ka kryer të mërkurën një tjetër tampon dhe rezultati ka dalë negativ. Kjo i ka hapur “dritën jeshile” pilotit për t’u nisur në Valencia, ku do të jetë në izolim deri sa të kryejë një tjetër test orët në vijim.

Rossi do qëndrojë në pritje deri në daljen e rezultatit të testit të radhës, pasi rregullorja kërkon që piloti të dalë negativ në dy teste radhazi për të garuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat