Reali mendon për të ardhmen

Futboll

Reali mendon për të ardhmen

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Reali mendon për të ardhmen

Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur dhe për këtë kanë nisur të punojnë për të bërë ndryshime në organikën e futbollistëve.

I pari në listën e merkatos së madrilenëve është mesfushori i talentuar i Ajaxit, Ryan Gravenberch, i cili për nga karakteristikat krahasohet me Paul Pogba.

Klubi spanjoll, për t’i paraprirë konkurrencës së klubeve të tjera ka nisur menjëherë bisedimet me agjentin e futbollistit Mino Raiola. Në garë për kartonin e 18-vjeçarit është edhe Juventusi që ka kohë që e ndjek futbollistin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat