Juventusi konfirmon lëndimin e Chiellinit, ja sa do të mungojë

Futboll

Juventusi konfirmon lëndimin e Chiellinit, ja sa do të mungojë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:44
Giorgio Chiellini

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini mund të mungojë edhe për një tjetër muaj pas lëndimit të radhës.

Juventusi përmes një komunikate ka konfirmuar se italiani ende s’është shëruar nga lëndimi që ka pësuar më herëtT.

“Chiellini që pësoi lëndim të shkallës së ulët të kofsha e majtë në prag të ndeshjes me Lazion vazhdon me terapinë”, shkruhej në njoftim.

Sipas Goal, lëndimet e tilla zgjasin së paku një muaj, andaj Chiellini mund të mos rikthehet në fushën e gjelbër para dhjetorit.

Këtë edicion 36-vjeçari zhvilloi vetëm katër ndeshje në Seria A dhe Ligën e Kampionëve, derisa humbi gjysmën e edicionit të kaluar shkaku që këputi ligamentet.

Lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se afër shërimit nga lëndimi janë dyshja mbrojtëse Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat