Ter Stegen: Qëndrimi të Barcelona ishte vendimi më i mirë, gjithmonë duam të fitojmë

Futboll

Ter Stegen: Qëndrimi të Barcelona ishte vendimi më i mirë, gjithmonë duam të fitojmë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:51
Marc-Andrea ter Stegen

Portieri i Barcelonës, Marc-Andrea ter Stegen ka folur rreth vendimit për të rinovuar kontratën me klubin blaugranas.

Gjermani ishte i lidhur me Bayern Munichun dhe Juventusin, pasi thuhej se ishte i palumtur me pagesën që fitonte të gjiganti katalunas.

Por, Ter Stegen tha se vendimi që të qëndrojë në “Camp Nou” ishte më i miri për të dhe familjen.

“Qëndrimi të Barcelona ishte më i miri për mua dhe familjen time. Të gjithë na kanë ndihmuar të përshtatemi në këtë shtet dhe kulturën që të ndihemi si në shtëpi”.

“Futbolli që luajmë është ai që më pëlqen dhe për këtë arsye jemi të gjithë të lumtur për këtë rinovim”, deklaroi ai.

Portieri që u shërua nga lëndimi në fund theksoi se dëshiron të fitojë nën urdhrat e Ronald Koemanit, por pranon se gjërat kanë ndryshuar dhe duhet kohë.

“Në gjithmonë duam të fitojmë, por duhet të jemi në dijeni se shumë gjëra kanë ndryshuar. Duhet të jemi të duruar me skuadrën derisa të gjithë të gjejnë vendin e tyre”, përfundoi ai.

Momentalisht Barcelona renditët në pozitën e tetë me 11 pikë, nëntë më pak se lideri Real Sociedad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat