Tirana emëron trajnerin e ri

Futboll

Tirana emëron trajnerin e ri

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:08
Tirana emëron trajnerin e ri

U shkarkua dje Emanuel Egbo, trajneri kampion i Tiranës, pas humbjes me Korabin dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa sot është emëruar në vend të tij ish-kapiteni kampion bardheblu.

Fjala është për Nevil Dede, deri sot trajneri i kombëtares U-19. Klubi ka zyrtarizuar gjithçka përmes një njoftimi për shtyp:

“Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish-kapitenin legjendar, Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës, në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë në drejtim skuadrën në seancën stërvitore të radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat