Upamecano objektivi kryesor i Liverpoolit

Futboll

Upamecano objektivi kryesor i Liverpoolit

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Upamecano objektivi kryesor i Liverpoolit

Dëmtimi i rëndë i Joe Gomez më përfaqësuesen e Anglisë (e ka humbur sezonin), i ka detyruar drejtuesit e Liverpoolit të hartojnë një listë me futbollistët që janë objektiva të merkatos së dimrit për repartin e pasmë, që është në emergjencë të plotë (sezonin praktikisht e ka mbyllur edhe Virgil van Dijk).

Dëshira e trajnerit Jurgen Klopp, sipas “DailyMail”, është Dayot Upamecano i Lepzigut, një emër i lakmuar nga klube të tjera të mëdha në Europë. Klopp fillimisht kishte planifikuar të bënte një lëvizje për 22-vjeçarin në fund të sezonit 2020-21, por problemet e mëdha në mbrojtje e detyrojnë që ta nxisë blerjen që në janar.

Upamecano ka kontratë deri në vitin 2023 me palën gjermane, por ka një klauzolë që e lejon të largohet në verë për 38 milionë stërlina. Liverpooli ka arritur edhe më parë marrëveshje për transferime futbollistësh me Leipzigun, sikurse ndodhi në vitin 2018 për Naby Keita, për të cilin kishte këmbëngulur që në 2017-ën. “The Reds” paguan jo vetëm klauzolën e largimit, në këtë rast 48 milionë stërlina, por edhe një bonus që të ishin të sigurt për ta marrë futbollistin. Të njëjtën gjë kampionët në fuqi të Anglisë mund të bëjnë edhe për mbrojtësin.

Liverpooli me siguri do të përballet me një betejë të madhe për të siguruar shërbimet e Upamecanos, pasi fuqishëm në garë është futur edhe Bayerni, që e konsideron mbrojtësin pasuesin ideal të Jerome Boateng. Manchester United ka qenë prej kohësh përfolur për blerjen e francezit si pjesë e planeve afatgjata të rindërtimit të skuadrës nga Ole Gunnar Solskjaer.

Tani për tani, Klopp duhet të gjejë zgjidhje brenda organikës së ka në dispozicion, derisa të hapet merkatoja e dimrit. Joel Matip sapo është rikthyer nga dëmtimi, ndërsa Nathaniel Phillips dhe Rhys Williams po konkurrojnë për të fituar besimin e Kloppit, ndërsa Fabinho është duke u rikuperuar nga një problem muskulor. “The Reds” do të kthehen në aksionin në Premier League më 21 nëntor, në “Anfield”, përballë Leicester City-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat