Drejtuesit e Milanit “fërkojnë duart”

Futboll

Drejtuesit e Milanit “fërkojnë duart”

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:50
Drejtuesit e Milanit “fërkojnë duart”

Pas dy golave të shënuar në javët e para të kampionatit me fanellën e Spezias, mesfushori i talentuar Tommaso Pobega ka shënuar një dopietë edhe për Italinë U21 në ndeshjen ndaj Islandës dhe ka afruar edhe më shumë “axurrët” me Kampionatin Europian.

Mesfushori 21-vjeçar është rritur në akademinë e Milanit dhe pas dy sezonesh në huazim te Terni e Pordenone, kuqezinjtë i zgjatën kontratën deri në verën e 2025-ës dhe e huazuan sërish, këtë herë në Serinë A te Spezia.

Debutimi me klubin ligur ka qenë fantastik për Pobegën, që është shndërruar në një titullar në mesfushën me tre, teksa përveç rikuperimeve e qarkullimit të topit, merr pjesë shpesh edhe në manovrën sulmuese, gjë që e ka treguar edhe me golat e shënuar.

“Fërkojnë duart” ndërkohë drejtuesit e Milanit, pasi shohin që projekti për rritjen e futbollistëve të rinj të talentuar, ecën mjaft mirë jo vetëm nën drejtimin e Piolit, por edhe me lojtarët që i kanë dhënë në huazim, siç është rasti i Pobegës.

E nëse 21-vjeçari do të vijojë me këtë ritëm paraqitjesh, është thuajse i sigurt rikthimi në bazë sezonin e ardhshëm, për të veshur më në fund fanellën e klubit ku është arritur, atë të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat