E larguan nga Tirana

Futboll

E larguan nga Tirana

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:51
E larguan nga Tirana

Emanuel Egbo nga dita e djeshme nuk është më trajner i Tiranës, teksa drejtuesit e shkarkuan pas disfatës së skuadrës në Kupë nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi.

Trajneri ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë një bashkëbisedim me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa në postimin e tij shkruan: “Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them lamtumirë”.

Trajneri nigerian riktheu titullin kampion te Tirana pas plot 11 viteve, por kjo nuk e shpëtoi atë nga shkarkimi, teksa mjaftuan dy humbje radhazi për t’iu dhënë duart.

Vendin e Egbosë te Tirana e mori Nevil Dede, i cili u prezantua ditën e sotme nga klubi bardheblu, aty ku ai ka qenë edhe në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat