Skuadra e njohur e Seria A nis bisedimet me Interin për Nainggolan

Futboll

Skuadra e njohur e Seria A nis bisedimet me Interin për Nainggolan

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Radja Nainggolan

Drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati ka nisur bisedimet me Interin për transferimin e mundshëm gjatë janarit të mesfushorit Radja Nainggolan.

Sipas ‘Calciomercato’, Torino shpreson ta përforcojë skuadrën me belgun në javët e ardhshme.

Nainggolan u rikthye të “Neurazurët” pas një sezoni me Cagliarin, që provuan ta transferojnë, por dështuan meqenëse nuk arritën marrëveshje.

Ndërsa, Torino shihet si destinacioni i mundshëm për Nainggolan

Dy klubet ende nuk kanë nisur negociatat, por do mbajnë takim kur dy skuadrat të përballen me 22 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat