Januzaj në “radarin” e dy klubeve

Futboll

Januzaj në “radarin” e dy klubeve

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Januzaj në “radarin” e dy klubeve

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj ka tërhequr interesimin e dy skuadrave nga Premierliga angleze.

Fjala është për Southamptonin dhe Brightonin të cilat janë të interesuara për shërbimet e Januzajt, sipas raportimeve të “HLN”.

Januzaj aktualisht mbron ngjyrat e klubit spanjoll, Real Sociedad me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022 dhe klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.

25-vjeçari që luan për Kombëtaren e Belgjikës ka pasur tetë paraqitje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola për skuadrën e Sociedad, e cila ndodhet në vendin e parë në La Liga.

Në të kaluarën, Januzaj ka qenë pjesë e Borussia Dortmund, Sunderland e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat