Reali në garë me Barcelonën dhe Juventusin

Futboll

Reali në garë me Barcelonën dhe Juventusin

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:37
Reali në garë me Barcelonën dhe Juventusin

Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur dhe për këtë kanë nisur të punojnë për të bërë ndryshime.

I pari në listën e synimeve të madrilenëve është mesfushori i talentuar i Ajaxit, Ryan Gravenberch, i cili shihet si Paul Pogba i ri.

Gravenberch gjithashtu kërkohet edhe nga skuadrat e tjera evropiane si, Juventus dhe Barcelona, prandaj klubi spanjoll Real Madrid ka filluar bisedimet me agjentin e futbollistit Mino Raiola.

18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror, i cili ne vitin e kaluar numëroi nëntë paraqitje duke arritur të shënon dy gola dhe një asist, ai ka debutuar me skuadrën e Ajaxit në moshën 16-vjeçare.

Në ketë fillim sezoni ai ka munguar vetëm në dy ndeshje për shkak që ka qenë me koronavirus ndërsa ne ndeshjet tjera ai ka qene titullar për skuadrën holandeze. Eduardo Camavinga, Earling Haaland dhe Kylian Mbappe janë të tjera objektive të 13 herë kampionëve të Evropës për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat