Për pak sa nuk i mori jetën, lojtari i madh e ka falur...

Futboll

Për pak sa nuk i mori jetën, lojtari i madh e ka falur...

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:06
Për pak sa nuk i mori jetën, lojtari i madh e ka falur...

Lajmi për aksidentin e tij shkoi të gjithë botën.

Goditja nga një kamion, mund t’i kushtonte jetën , Samuel Eto’o-s, por për fat të mirë, dëmin më të madh e pësoi makina në të cilin udhëtonte ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, e shkatërruar plotësisht.

Ngjarja ndodhi në rrugën Nkongsamba, ndërsa Eto'o po kthehej nga perëndimi i vendit, ku kishte marrë pjesë në një festë.

Pas aksidentit, shumë hipoteza janë hedhur për atë që ka ndodhur, por tani duket së çdo gjë është qartësuar: Eto'o u godit nga një kamion në pjesën e pasme të makinës, gjë që i solli humbjen e kontrollit të mjetit.

Drejtuesi i kamionit u përpoq të largohej, por u ndalua pak më tej nga një patrullë policie.

Eto'o dëshironte të fliste personalisht me autorin e aksidentit dhe nga një postim i “Cfoot Cameroon” tregohet momenti nga takimi mes të dyve.

Eto’o ka treguar edhe një herë anën e tij njerëzore, pasi e fali dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të shoferit që shkaktoi aksidentin dhe nuk bëri asnjë denoncim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat