Lazio bëhet për herë të parë me aeroplan privat

Futboll

Lazio bëhet për herë të parë me aeroplan privat

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Lazio bëhet për herë të parë me aeroplan privat

E premtja më datën 13 njihet ndërkombëtarisht si ditë tersi, por Lazio do ta shënojë si një ditë të veçantë në historinë e saj.

Presidenti, Claudio Lotito ka prezantuar sot avionin privat që është bërë pronë e klubit nga Roma.

Në këtë mënyrë, Lazio për herë të parë në histori ka blerë aeroplan që do të ketë mbishkrimin zyrtar “S.S LAZIO”.

“Transportuesi ynë zyrtar, do të na shoqërojë në qiellin e Italisë dhe të botës” shkruhet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Duket se Pandemia Covid-19, nuk e ka ‘goditur’ financiarisht skuadrën italiane, pasi që në verë Lazio shpenzoi miliona euro edhe në transferimin e futbollistëve të rinjë.

Ndër ta ishte edhe Vedat Muriqi që erdhi nga Fenerbahçe për 18 milionë euro plus dy bonuse, duke u bërë ndër futbollistët më të shtrenjtë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat