Rashica - Paçarada 2:4

Futboll

Rashica - Paçarada 2:4

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Rashica – Paçarada 2:4

Skuadra e futbollit St. Pauli triumfon me rezultat 4:2 kundër Werder Bremenit.

Sot ne Bremen, në një ndeshje miqësore ndërmjet Werder Bremenit dhe St. Paulit, u ndeshen dy reprezentuesit tanë, Milot Rashica dhe Leart Paçarada, në pamundësi që të ju ndihmojnë Dardanëve në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të pandemisë dhe pengesa që ju bënë klubet e tyre, pasi që nga Landi që janë të dy klubet është e obligueshme karantimi pas kthimit.

Si njëri dhe si tjetri, patën paraqitje të mirë, që të dytë patën nga një asistim, Rashica të goli i parë i Werder Bremenit, kurse Paçarada të goli i katërt i St. Paulit.

Për Werderin shënuan Woltemade (60'), Nankishi (90+4') dhe për St. Paulin realizuan Makienok (15'), Daschner (53'), Tashchy (61'-nga penalltia) dhe Matanpviq (85').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat