Ukraina me probleme para Gjermanisë, 5 të prekur

Futboll

Ukraina me probleme para Gjermanisë, 5 të prekur

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Ukraina me probleme para Gjermanisë, 5 të prekur

Andriy Shevçenko ish-sulmuesi legjendar i Milanit, aktualisht në rolin e trajnerit të Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes ndaj Gjermanisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje për Ligën A të Nations League.

Te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus në testet që janë kryer sëfundmi dhe të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja Lindore është grumbulluar në Gjermani.

Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League. Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat