Kryeziu para sfidës me Slloveninë: Nuk duam të biem nga liga

Futboll

Kryeziu para sfidës me Slloveninë: Nuk duam të biem nga liga

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 19:41
Kryeziu para sfidës me Slloveninë: Nuk duam të biem nga liga

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka premtuar se do japin maksimumin në ndeshjen e nesërme ndaj Sllovenisë.

Kryeziu ishte i pranishëm në konferencë për media së bashku me trajnerin e përkohshëm Muharrem Sahiti dhe sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, i cili e mori rolin e menaxherit Bajram Shala, me këtë të fundit që thuhet se është pozitiv me COVID-19.

Kryeziu tha se nuk janë të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojnë të fitojnë ndaj Sllovenisë, në mënyrë që së paku të sigurojnë mbetjen në Ligën C.

“Nesër do kemi ndeshje të vështirë ndaj Sllovenisë, do provojmë të japim maksimumin ndaj një kundërshtari mjaftë të fortë”.

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojmë të reagojmë nesër”.

“Është e vërtetë që nuk kemi gjasa për pozitën e parë, por duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi në fund”, deklaroi ai në konferencë për media.

Takimi mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet nesër në ora 20:45, në Lubjanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat