Kombëtarja e tij nuk u kualifikua në Europian, Interi urdhëroi lojtarin të qëndronte në Milano

Futboll

Kombëtarja e tij nuk u kualifikua në Europian, Interi urdhëroi lojtarin të qëndronte në Milano

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:19
Aleksandër Kolarov

Mungesa e mbrojtësit Aleksandër Kolarov në sfidën vendimtare Serbi-Skoci u shkaktua nga Interi. Në Itali raportojnë se klubi zikaltër i frikësohej faktit se 35-vjeçari mund të pësonte një dëmtim më të rëndë nëse do të luante në sfidën e fundit të kombëtares serbe.

Mbrojtësi i krahut nuk u aktivizua në takimin e fundit në kampionat ndaj Atalantës pasi kishte pësuar një lëndim të lehtë. Duke iu frikësuar mundësisë të një dëmtimi më të rëndë, atëherë drejtuesit e urdhëruan lojtarin të vazhdonte rikuperimin në Milano dhe të mos udhëtonte në Serbi.

Për rrjedhojë, Kolarov nuk do të luajë as në takimet e radhës në Ligën e Kombeve me Hungarinë dhe Rusinë.

Serbia dështoi të kualifikohej për në EURO 2021 pasi u mposht nga Skocia në ndeshjen “play-off”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat