25 milionë euro, dy klube të Premier Ligës luftojnë për të blerë Adnan Januzajn

Futboll

25 milionë euro, dy klube të Premier Ligës luftojnë për të blerë Adnan Januzajn

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:26
Adnan Januzaj 

Futbollisti i Real Sociedadit dhe Belgjikës Adnan Januzaj mund të ktheht sërish të luajë në Premier Ligën Angleze. Media belge “HLN” shkruan se Southamptoni dhe Brightoni interesohen për 25-vjeçarin, i cili dikur spikati si talent te Mançester United.

Përveç kësaj, baskët e Sociedadit do të përfitonin një shumë të konsiderueshme nëse do të pranonin ta shisnin Januzajn. Nëse arrihet shifra  25 milionë euro, anësori shqiptar mund të luajë në një ekip tjetër.

I konsideruar dikuar një talent i “Djajve të Kuq”, Januzaj shkëlqeu për fare pak kohë te Mançester United, ndërsa u huazua gjatë viteve në vijim te Sunderlandi dhe Borussia Dortmund. Te Real Sociedadi, ai ka fituar stabilitet, por për asnjëherë ai nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e specialistëve për potencialin që kishte për t’u bërë një yll futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat