Kosova mundet në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë në Lubjanë

Futboll

Kosova mundet në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë në Lubjanë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja, foto Reuters

(E plotësuar) - Kosova mundet në minutën e fundit nga një penallti e dyshimtë në Lubjanë!  Keq që nuk ka pasur VAR sepse aty do të shihej qartë, se ishte penallti apo jo! Topi bie në krah dhe pothuajse ishte ngjitur, fundja është bindje e lirë e gjyqtarit.

Sllovenia fiton me fat, Kosova e meritoi të paktën një pikë!

Kombëtarja e Kosovës mposhtet në çastet e fundit me rezultat 2:1 nga Sllovenia, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 3 të Ligës së Kombeve, divizioni C.

Sulmuesi Vedat Muriqi është autor i golit por që nuk i mjaftoi, por edhe mbrojtësi Amir Rrahmani ka treguar lojë të mirë, që shpëtoi portën tonë nga një gol i sigurt në minutën e 16-të. Kosova me shumë mungesa, ndër ta Milot Rashica, Leart Paçarada etj. 

Kosovën e ka udhëhequr trajneri Muharrem Sahiti, pasi që mungoi Bernard Challandes, për shkak se para pak ditëve ka rezultuar infektuar me Covid 19.

Në minutën e 16-të, portieri Arijanet Muriç, del nga porta pa pikë nevoje dhe nuk e qëllon topin, ndërsa Vuçkiç gati sa shënojë por mbrojtësi Amir Rrahmani shpëtoi gol të sigurt.

Pas 10 minutave (26’) futbollisti Haris Vuçkiç jashtëzakonisht i rrezikshëm, nga një pozitë e mirë godet për fat të mirë nuk befasohet Arjanet Muriç.

Edon Zhegrova në minutën e 27-të depërton për mrekulli, godet nga rreth 20 metra por për fat të keq goditja nuk ishte precize dhe shkoi jashtë shtyllës pingule. Në minutën e 41-të, Mërgim Vojvoda gati shënon autogol por portieri Muriç reagon për bukuri në këndin e djathtë dhe shpëton portën.  

Pjesa e dytë jashtëzakonisht e mirë dhe me emocione të mëdha qoftë të njëra palë dhe skuadra tjetër! Në minutën e 58-të, Bernard Berisha asistoi për bukuri deri të Vedat Muriqi i cili nga rreth 11-12 me goditje të fortë shënon për 0:1.

Ky gëzim nuk ka zgjatur më shumë se pesë minuta (63’), Jasmin Kurtiç nga afërsia barazon (1:1) pas asistimit të Stojanoviqit. Në minutën e 90+2, Fidan Aliti ka luajtur me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti. Iliçiç shënon nga penalltia për 2:1 pikërisht në minutën e 90+3.

Kosova tani do të përgatitet për sfidën si finale me Moldavinë, që do të luhet të mërkurën (me 18 nëntor, në orën 20.,45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Sllovenia kryeson grupin me 13 pikë, Greqia është në vend të dytë me 11, Kosova ka 2 dhe Moldavia 1 pikë.

Sllovenia – Kosova 2:1
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Shnues:  Kurtiç (63’), Iliçiç (90+3’-nga penalltia) – Muriqi (58’)
Kartona të verdhë: Lovriç, Mevlja - B. Berisha, Rrahmani.
Sllovenia: Belec, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Vetrih, Kurtiç, Bohar, Lovriç (Crnigoj 87’), Iliçiç (Kouter (90+6’) dhe Vuçkiç (Sporar 68’).
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Kryeziu (Kastrati 71’), V. Berisha, B. Berisha (Rashani 84’), Zhegrova (Hasani 90+1’) dhe Muriqi.

Grupi 3, divizioni C
Sllovenia-Kosova 2:1 (0:0)
Moldavia-Greqia    0:2 (0:2)

Tabela
1.Sllovenia    5    4    1    0    8:1    13
2. Greqia    5    3    2    0    6:1    11
3. Kosova    5    0    2    3    3:6    3
4. Moldavia    5    0    1    4    1:10    1

90- Iliçiç shënon për 2:1.

90+2' Penallti për Slloveninë. Fidan Aliti ka luajtur me dorë, edhe pse dukej jo aq penallti bindëse.

87' Kosova kurrë më afër barazimit.

84' Kosova po lufton me mish e më shpirt.

81' Lojë e mirë nga të dyja kombëtaret, edhe më tej 1:1.

78' Kosova shumë afër rezultatit pozitiv.

74’ Kosova lufton me të gjitha forcat që të kthehet me pikë nga Lubjana. Djelmoshat tanë po tregojnë lojë shumë të mirë.

Sllovenia – Kosova 1:1
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Shnues:  Kurtiç (63’) – Muriqi (58’)
Kartona të verdhë: Lovriç, Mevlja - B. Berisha.
Sllovenia: Belec, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Vetrih, Kurtiç, Bohar, Lovriç, Iliçiç dhe Vuçkiç (Sporar 68’).
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Kryeziu (Kastrati 71’), V. Berisha, B. Berisha, Zhegrova dhe Muriqi.

71' Sllovenia në presion.

 70' Lojë dinamike, e paqartë.

Sllovenia – Kosova 1:1
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Shnues:  Kurtiç (63’) – Muriqi (58’)
Kartona të verdhë: Lovriç - B. Berisha.
Sllovenia: Belec, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Vetrih, Kurtiç, Bohar, Lovriç, Iliçiç dhe Vuçkiç.

63' Mbrojtja e Kosovës reagon dobët, Kurtiç nga afërsia barazon 1:1.

58' Vedat Muriqi me goditje të fortë kalon në epërsi (0:1) Kosovën.

50' Kosova po tregon lojë të mirë.

47' Rrahmani sërish vendimtar, eviton rrezikun e madh.

46' Lojë e mirë.

Duhet veçuar Amir Rrahmani që shpëtoi gol të sigurt në minutën e 16-të.

Lojë e mirë, sllovenët patën disa mundësi të mira në 45 minutat e parë por edhe Kosova ka luajtur mjaft mirë.

45' Sllovenia – Kosova 0:0
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Lovriç - B. Berisha, Vojvoda.
Sllovenia: Belec, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Vetrih, Kurtiç, Bohar, Lovriç, Iliçiç dhe Vuçkiç.
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Kryeziu, V. Berisha, B. Berisha, Zhegrova dhe Muriqi.

Image

43' Edon Zhegrova driblon dhe godet nga distanca por mbi portën e portierit Oblak.

41' Mërgim Vojvoda gati shënon autogol por portieri Muriç reagon në këndin e djathtë dhe shpëton portën.

37' Kosova po lufton me mish e më shpirt, ndërsa Sllovenia  kërkon golin.

34' Kosova po drejtohet nga trajneri Muharrem Sahiti, pasi që selektori Bernard Challandes është infektuar me Covid 19. 

32' Amir Rrahmani po tregon lojë shumë të mirë dhe po i jep siguri Kosovës.

29' Lojë shumë e mirë, Kosova nuk është indiferente.

27' Edon Zhegrova  depërton për mrekulli, godet nga rreth 20 metra por për fat të keq goditja nuk ishte precize dhe shkoi jashtë shtyllës pingule.
26' Futbollisti Haris Vuçkiç jashtëzakonisht i rrezikshëm, nga një pozitë e mirë godet për fat të mirë nuk befasohet Arjanet Muriç.

25' Sfidë e luftuar.

23' Sllovenia – Kosova 0:0
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Lovriç - B. Berisha.

Sllovenia – Kosova 0:0
Stadiumi “Stozhice" në Lubjanë.
Gjyqtar: B. Frankowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Lovriç - B. Berisha.
Sllovenia: Belec, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Vetrih, Kurtiç, Bohar, Lovriç, Iliçiç dhe Vuçkiç.
Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Rashkaj, Kryeziu, V. Berisha, B. Berisha, Zhegrova dhe Muriqi.

20' Sllovenia po dominon.

18' Edhe më tej 0:0.

16' Bernard Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.  Portieri Arijanet Muriç del nga porta pa pikë nevoje dhe nuk e qëllon topin, ndërsa Vuçkiç gati sa shënojë por mbrojtësi Amir Rrahmani shpëtoi gol të sigurt.
14' Sllovenia tenton që të sulmojë.

12' Lojë e baraspeshuar, pa ndonjë rast.

8' Lovriç ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Hekuran Kryeziut!

5' Kosova po luan shumë mirë!

2' Kosova kërkon pikë nga Lubjana! 

 Fillon sfida.

Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë sonte (20.45) në stadiumin "Stozhice" në Lubjanë, që do të ishte shumë më rëndësi, në luftë për t'ju shmangur edhe më të keqes, rënies në  në Divizionin D, ndonëse gjithçka do të dihet në sfidën e fundit në "Fadil Vokrri" kundër Moldavisë. 

Ndeshjen e drejton gjyqtari polak B. Frankowski. Ndeshja është e xhiros së pestë e grupit 3 të Ligës së Kombeve, ndërsa sllovenët kryesojnë renditjen me 10 pikë, pasojnë Greqia 8, Kosova 2 dhe Moldavia 1.

Sllovenia - Kosova

Sllovenia: Oblak, Balkovec, Mevlja, Blazhiç, Stojanoviq, Kurtiç, Vetrih, Bohar, Lovriç, Iliçiç dhe Vuçkiç. 
Kosova: Muriqi, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Kryeziu, Rashkaj, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat