​De Bruyne konfirmon se është në bisedime me Cityn për të ardhmen e tij

Futboll

​De Bruyne konfirmon se është në bisedime me Cityn për të ardhmen e tij

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 10:13
Kevin De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka konfirmuar se është në bisedime me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës së tij dhe se po e përfaqëson veten në këto bisedime për shkak të mungesës së agjentit Patrick De Koster.

28 vjeçari momentalisht është i kontraktuar në “Etihad” deri në vitin 2023. Duke qenë se De Bruyne është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës, Pep Guardiola kërkon ta blindoj atë me një kontratë të re dhe i të njëjtit mendim është edhe vet lojtari duke e konsideruar Cityn si skuadrën e tij ideale.

“Jam i lumtur në Manchester City, një klub i mirë dhe me pronarë të mirë. Kemi filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës, por nuk kemi shkuar shumë larg..”, tha De Bruyne për “Het Laatste News”.

“Për momentin jam duke e përfaqësuar veten time në bisedime sepse unë dua të qëndroj dhe kjo e bën më të lehtë situatën, nëse nuk do të doja të qëndroja, dikush tjetër do të duhet të ndërmjetësonte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat