Edin Dzeko shpreson të rikthehet në ndeshjen ndaj Parmas

Futboll

Edin Dzeko shpreson të rikthehet në ndeshjen ndaj Parmas

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 14:07
Edin Dzeko

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko do bëjë testimin për Covid-19 përsëri, me shpresën që të rikthehet në ndeshjen ndaj Parmas.

Sipas Il Messaggero, Dzeko do testohet sot (e hënë) dhe do nis ‘luftën’ më kohën për rikthimin.

Dzeko ka pasur simptoma të lehta që prej kur doli pozitiv në analizat e koronavirusit.

Nëse rezultati do dal negativ, boshnjaku do të lejohet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Thuhet se lojtarit i duhen dy teste negative para se të rikthehet, ndërsa 33-vjeçari ka nisur stërvitjet në vetë izolim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat