Celina i bashkohet Kosovës në stërvitje, largohet Berisha

Futboll

Celina i bashkohet Kosovës në stërvitje, largohet Berisha

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 21:31
Bersant Celina

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në stërvitje pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Sllovenisë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Dardanët, në orët e mëngjesit arritën në Prishtinë, teksa në orët e mbrëmjes futbollistët që nuk luajtën dhe ata që ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë mbajtën stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve zhvilluan seancë rigjeneruese në hotel.

Në ndeshjen kundër Moldavisë, Kosova nuk do të ketë në dispozicion Bernard Berishën, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve dhe tashmë ka udhëtuar drejt Rusisë për t’u bashkuar me klubin, por gëzon fakti se në seancën e sotme ka stërvitur Bersant Celina, i cili mungoi në ndeshjen kundër sllovenëve për shkak të shqetësimeve me muskujt e këmbës dhe pritet që të jetë i gatshëm për lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat