Shaqiri, Xhaka, Mehmedi me Zvicrën kërkojnë 3 pikë që të mbesin në ligën A

Futboll

Shaqiri, Xhaka, Mehmedi me Zvicrën kërkojnë 3 pikë që të mbesin në ligën A

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Shaqiri, Xhaka, Mehmedi me Zvicrën kërkojnë 3 pikë që të mbesin në ligën A

Kombëtarja e Zvicrës sonte (20.45) në “Swissporarena” kërkojnë tri pikë që të mbesin në Divizionin A të Ligë së Kombeve në futboll. 

Zvicra është në fund të renditjes së grupit 4 me vetëm 3 pikë, ngecin për 3 nga Ukraina. Zvicrës i mjafton fitorja me 1:0 ose me 2:1 që të mbesin në ligë, pasi që goldallimin e ka më të mirë se Ukraina, po ashtu edhe përmbys humbjen me 2:1 në Kiev nga ukrainasit.

Futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, me shokë janë të përgatitur në çdo aspekt për fitore. 

Për të parandaluar rënien nga Divizioni A i Ligës së Kombeve, Zvicrës i duhet një fitore kundër Ukrainës.
Petkoviç ka thënë: “Një 1:0 ose një 2:1. Ose një fitore me dy gola diferencë, mjafton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat