Strakosha dhe Imobile vazhdojnë izolimin

Futboll

Strakosha dhe Imobile vazhdojnë izolimin

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Strakosha dhe Imobile vazhdojnë izolimin

Situatë alarmante te Lazio, për shkak të COVID-19. Dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të klubit kryeqytetas vijojnë të jenë ende në izolim.

Bëhet fjalë për gardianin shqiptar, Thomas Strakosha, si dhe goleadorin Ciro Imobile.

Ndërkohë raportohet se mesfushori Lukas Leiva ka rezultuar së fundmi negativ dhe ka zbritur në qendrën stërvitore, ku është trajnuar në mënyrë individuale.

Strakosha dhe Imobile pritet të jenë 2 mungesa të rëndësishme për lacialët, në ndeshjen e fundjavës që Lazio do të zhvillojë ndaj Crotones në transfert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat