Visoka: Largohem duke e lënë klubin në vendin e 3-të 

Futboll

Visoka: Largohem duke e lënë klubin në vendin e 3-të 

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Visoka: Largohem duke e lënë klubin në vendin e 3-të 

Megzon Visoka është krenar për punën dhe rezultatet që ka arritur deri me tash me klubin e futbollit Vitia dhe largohet ballëlart nga ky mjedis.

“Dua të ju njoftojë të gjithëve se më nuk jam pjesë e FC Vitia. Klubi ka vendosur ashtu dhe e respektoje vendimin e klubit. 

Unë largohem shumë krenar me punën e bërë nga unë dhe bashkëpunëtorët e mi (Petrit Rushiti, Artan Sadriu, Endrit Memeti), e cila punë më së miri është pasqyruar nga rezultatet pozitive dhe nga përformanca e te gjithë futbollistëve. 

Largohem duke e lënë klubin në vendin e 3-të me vetëm një pike larg vendit të 1-rë dhe me 8 ndeshje pa humbje. 
Andaj nuk kam se si te largohem ndryshe përveçse shumë KRENAR për të gjitha që kemi arritë për një periudhë të shkurtë kohore. 

Futbollistëve dhe klubit u urojë shumë suksese në vazhdim dhe besoj fuqishëm se do ta arrijnë objektivin që të futen në Superligë sepse kanë mundësi për ta arritur një gjë të tillë”, ka shkruar Visoka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat