Ukraina e Shevchenkos goditet, rrezikohet ndeshja ndaj Zvicrës!

Futboll

Ukraina e Shevchenkos goditet, rrezikohet ndeshja ndaj Zvicrës!

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:33
Ukraina e Shevchenkos goditet, rrezikohet ndeshja ndaj Zvicrës!

Atalanta merr një lajm të hidhur nga Ukraina.

Ruslan Malinovsky duket se fati i keq është bërë një refren në këtë fillim sezoni!

Ylli i Ukrainës ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas tamponeve të kryera me kombëtaren e Ukrainës ku mesfushori me tipare sulmuese është i grumbulluar.

Malinovsky aktualisht ndodhet i vetë-izoluar njësoj si edhe dy lojtarët e tjerë Sergei Kristov dhe Junior Moraes të cilët rezultuan pozitiv ditën e sotme.

Gjithsej janë 11 lojtarët e infektuar në 5 ditët e fundit tek kombëtarja e Ukrainës dhe thuhet se sfida ndaj Zvicrës mbrëmjen e sotme në Ligën e Kombeve është në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat