Reja dhe FSHF kërkuan që të mos luajnë në “Air Albania”, vendoset stadiumi ku do luhet ndeshja

Futboll

Reja dhe FSHF kërkuan që të mos luajnë në “Air Albania”, vendoset stadiumi ku do luhet ndeshja

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:20
Reja dhe FSHF kërkuan që të mos luajnë në “Air Albania”, vendoset stadiumi ku do luhet ndeshja

Pavarësisht se Shqipëria fitoi ndaj Kazakistanit me rezultatin 3:1, trajneri kuqezi Edi Reja nuk ishte i kënaqur me terrenin e fushës së stadiumit ʺAIR Albaniaʺ, ku i ka kërkuar dhe FSHF-së që në ndeshjen e nesërme ndaj Bjellorusisë të mos luhet tek impianti më modern në vend, por në ʺElbasan Arenaʺ.

Duke qenë se stadiumi ʺElbasan Arenaʺ i ka sjellë fat Kombëtares dhe djemve kuqezi, si dhe terreni është më i përshtatshëm, FSHF ka kërkuar që sfida të spostohej në stadiumin e qytetit të Elbasanit por ka qenë kombëtarja bjelloruse që e ka ndalur këtë iniciativë të Edi Rejas dhe FSHF-së.

Zyrtarisht sfida e nesërme në orën 16:00 ndaj Bjellorusisë do të luhet në kryeqytet në ʺAIR Albaniaʺ Stadium, ku do të përballojnë terrenin e rënduar të fushës por edhe presionin e fitores.

Kujtojmë që i pyetur në konferencëm e sotme për shtyp në lidhje me stadiumin dhe terrenin e rënduar, Reja u shpreh:  “Kur caktohen datat nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit. Por nuk ishte e mundur. Di që është punuar për ta rikthyer fushën në një gjendje sa më optimale. Fusha do të jetë njësoj për të dy, kush është më i zoti do të fitojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat