Zvicër - Ukrainë nuk luhet

Futboll

Zvicër - Ukrainë nuk luhet

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Zvicër - Ukrainë nuk luhet

Ndeshja e xhiros së fundit (të 6-të) të Grupit 4 të Ligës së Kombeve midis Zvicrës dhe Ukrainës, e cila ishte paraparë të luhej sonte në Luzern, u anulua, sepse autoritetet lokale shëndetësore vendosën të gjithë delegacionin udhëtues në vet-izolim për shkak të një numri të madh të të infektuar me virusin korona.

"UEFA na informoi se për shkak të vendimit të Departamentit të Shëndetësisë të Kantonit të Luzernit, sipas të cilit i gjithë delegacionit ukrainas është në vet-izolim, ndeshja Zvicër - Ukrainë nuk mund të luhet.

Duhet theksuar se si UEFA, ashtu edhe federata ukrainase dhe zvicerane ishin të gatshme për ndeshjen që do të zhvillohej, por u ndalua nga autoritetet lokale shëndetësore.

Vendimi për fatin e kësaj ndeshje do të merret nga UEFA ", njoftoi Federata e Futbollit e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat