Sahiti gjen fajtorin për Kosovën

Futboll

Sahiti gjen fajtorin për Kosovën

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:21
Sahiti gjen fajtorin për Kosovën

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti është shfaqur në konferencë për shtyp një ditë para takimit me Moldavinë, e fundit për këtë vit kalendarik.

Ashtu si pas ndeshjes me Slloveninë, edhe sot, Sahiti theksoi faktin se pandemia e ka penalizuar shumë Kosovën, e cila nuk ka fitore në 10 ndeshjet e fundit.

”Pajtohemi që s’ka qenë një vit i mirë për ne, për këtë pajtohemi të gjithë. Ky vit ka qenë mësim për ne, dhe gati jemi për ndryshime nga kualifikimet e radhës. Por tani e kem një situatë, ku e kemi ndeshjen e fundit që duhet të shkojmë fitore”.

”Nëse i marrim të gjitha skuadrat, ne jemi penalizuar më shumë nga COVID-19. Dëmtimet, infektimet, të gjitha këto kanë ndikuar te ne. Është lajm i mirë që Herolindi e Celina do të kthehen për nesër, por keq që Bernard Berisha nuk do të jetë i gatshëm”, tha Sahiti, transmeton Insporti.

”Jemi favorit për këtë ndeshje, por Moldavia është përmirësuar shumë në këto kohët e fundit”.

”Jemi në kontakt të vazhdueshëm me selektorin Bernard Challandes, na mungon”.

”Të gjithë lojtarët që i ftojmë, ne llogaritim në ta, përfshirë edhe Armend Thaqin”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat