Federata përgatit rinovimin e kontratës së Mancinit

Futboll

Federata përgatit rinovimin e kontratës së Mancinit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Federata përgatit rinovimin e kontratës së Mancinit

Italia ka ndryshuar tërësisht fytyrë me Roberto Mancinin në stol dhe është rikthyer ajo skuadra e frikshme që u ngjall frikë të gjithë ekipeve të botës dhe që pretendon trofe në të gjithë kompeticionet ndërkombëtare ku merr pjesë.

Me Mancion në pankinë, është zgjeruar ndjeshëm grupi i futbollistëve që janë në dispozicion të kombëtares dhe këtu bëjnë pjesë përveç emrave me shumë eksperiencë, edhe të rinj të talentuar që po tregojnë një rritje të jashtëzakonshme.

Kjo u pa qartë edhe në ndeshjen ndaj Polonisë, ku ndonëse me mungesa të shumta për shkak të dëmtimeve dhe koronavirusit, “të kaltrit” arritën të dhurojnë paraqitje shumë të mirë dhe të izolojnë në mënyrë perfekte një bomber si Robert Lewandowski.

Kontrata e Mancinit me Federatën Italiane të Futbollit skadon në vitin 2022, menjëherë pas Botërorit të Katarit, megjithatë presidenti Gabriele Gravina po mendon t’i ofrojë një bashkëpunim më afatgjatë trajnerit 56-vjeçar.

Kjo pasi kohët e fundit menaxherët e Mancinit po joshen me oferta dukshëm më të leverdisshme në planin ekonomik, nga klube të njohura të Europës, ndaj Federata Italiane kërkon të blindojë trajnerin, për t’i dhënë vazhdimësi projektit të nisur në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat