Edhe një tronditje të Vëllaznimi. Gjakovarët mbeten edhe pa trajner në kohën më të rëndë që po kalojnë.
"Sot me 17.11.2020 Kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.
Radoniqi këtë dorëheqje e bëri për shkak të rezultateve të dobëta dhe gjendjes aktuale të Klubit.
KF Vëllaznimi falenderon z. Ekrem Radoniqi për kontributin e dhënë deri më tani, për profesionalizmin e tijë dhe sjellet e tijë.
Stërvitjet kanë filluar nga dje me 16.11.2020 dhe janë duke vazhduar edhe sot me ndihmës-trajnerat. Luan Tabakun dhe Dahim Xhepa.
Për të rejat rreth klubit do ju njoftojmë me kohë", njofton KF Vëllaznimi.