A do të luajë Mirlind Daku në ndeshjen e nesërme?

Futboll

A do të luajë Mirlind Daku në ndeshjen e nesërme?

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:38
Mirlind Daku

Ndihmës-trajneri, Muharrem Sahiti dhe mesfushori, Herolind Shala ishin të pranishëm në konferencën për medie që Kombëtarja e Kosovës zhvilloi para ndeshjes me Moldavinë.

Mes temave të shumta për të cilat u pyet, ndihmës-trajneri pati përgjigjje interesante edhe sa i përket grumbullimit të Armend Thaqit në Kombëtare.

“Në mungesë të mbrojtësve kemi qenë të detyruar ta ftojmë edhe Thaqin. Sigurisht që ai ka pasur performancë shumë të mirë në kampionat dhe kjo ka qenë një tjetër arsye pse e kemi ftuar me shpresë që do ta ketë edhe mundësinë të tregojë vetën në fushë. Pra nuk është ftuar vetëm për numër por nëse ka nevojë edhe mund ta aktivizohet”- tha ndihmëstrajneri kur u pyet për Thaqin.

Më pas ai u pyet edhe për minutazhën e Mirlind Dakut.

“Besoj që Daku do e ketë rastin, nëse jo nesër atëher ndeshjeve të tjera, por nuk mund ta dimë me siguri përshkak se rëndësia dhe rrjedha e lojës nuk na lejon të kemi garanci. E rëndësishme është që ai është grumbulluar dhe po jep maksimumin në stërvitje”- përfundoi Sahiti.

Kosovë – Moldavi luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat