Fatos Beqiraj me Malin e Zi - në Ligën B

Futboll

Fatos Beqiraj me Malin e Zi - në Ligën B

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:08
Fatos Beqiraj me Malin e Zi ngritën në Ligën B

Fatos Beqiraj, sulmues nga Kosova, por që luan me Malin e Zi, sonte u ngritën në Ligën e Kombeve, në Divizion B, pasi që e shkatërruan me rezultat 4:0 Qipron, në takim që u luajt në Podgoricë.

Beqiraj nuk u paraqit asnjë minutë por iu gëzua kësaj fitoreje.

Futbollistët Jovetiq (14’), Boleviç (25’ e 28’) dhe Mugosha (60’) shënuan për Malin e Zi. 

Djelmoshat e selektorit Faruk Haxhibegiqit treguan lojë shumë të mirë dhe edhe fitorja është bindëse. 
Mali i Zi zuri vendin e parë me 13 pikë në grupin 1 të Divizionit C dhe e la pas Luksemburgun me vetëm 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat