Kosova vetëm për fitore

Futboll

Kosova vetëm për fitore

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:17
Kosova vetëm për fitore

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do ta mbyllë edicionin e Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Moldavisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët ndeshën me Moldavinë dhe vetëm fitore duan, ndryshe e rrezikojnë edhe largimin nga Liga C në Ligën D çka do të ishte një hap i madh mbrapa. Kosova aktualisht është ën pozitën e parafundit me vetëm dy pikë dhe nuk ka asnjë shanse të ngjitet më lartë.

Synimi i saj është mbetja në këtë garë e në të cilën do ta mbante edhe barazimi, por sigurisht që do të ishte një zhgënjim pasi ende nuk ka shënuar fitore sivjet.

Ndeshja Kosova – Moldavia luhet nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat