La Liga përgatitet për largimin e Messit

Futboll

La Liga përgatitet për largimin e Messit

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:21
La Liga përgatitet për largimin e Messit

La Liga është gati të përballet me largimin e Lionel Messi nga Barcelona. E thotë këtë presidenti i kësaj lige, Javier Tebas, i cili ilustron me fakte: kampionati elitar spanjoll u përball pa asnjë pengesë edhe me largimet e Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Ai nuk beson se një largim i mundshëm i Messit do të kishte më shumë ndikim negativ. Sidoqoftë, edhe një herë kritikoi ato që i sheh si praktika të padrejta financiare të Manchester City, klubit më të lidhur me nënshkrimin e yllit argjentinas nga Barça:

“Ne do të preferonim që Messi të qëndronte në La Liga. Sidoqoftë, Ronaldo dhe Neymar u larguan më herët dhe ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim. Jemi gati për çdo gjë.

Duket se klubi i vetëm në Premier League, që flet për rekrutimin e Messit, është Manchester City, i cili garon jashtë rregullave. Unë nuk jam i vetmi që e them këtë. Nuk jam shumë i shqetësuar për ta. Unë e kam kritikuar atë që bëjnë kaq shumë herë.

Bërja e kësaj edhe një herë nuk përbën asnjë ndryshim. Manchester City nuk preket nga Covid, pandemitë ose ndonjë gjë tjetër, sepse financohet ndryshe dhe është e pamundur të luftohet kundër tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat