Shqipëria ngrihet në Ligën B, bjellorusët në vaj!

Futboll

Shqipëria ngrihet në Ligën B, bjellorusët në vaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë ngrihet në Ligën B, pas fitores me rezultat 3:2 kundër Bjellorusisë, në takimin e xhiros së fundit të grupit 4, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë! 

Shqipëria ngrihet në Ligën B, bjellorusët në vaj!

jë ndeshje sikur finale, pasi që kuqezinjve vetëm fitorja i çonte në Divizionin B të Ligë së Kombeve, ndërsa bjellorusët vetëm barazimi. Kuqezinjtë triumfuan, duke e zënë vendin e parë me 11 pikë, dy më shumë se bjellorusët në grupin 4 të Ligës së Kombeve në Divizionin C. 

Futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj, janë protagonistët që kuqezinjtë arritën qëllimin. Cikalleshi realizon dy gola dhe Manaj një. 

Në minutën e 2-të, Sokol Cikalleshi i pafat, goditja e tij nga rreth 22-23 metra shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë pingule. Pas dy minutave Cikalleshi sërish por gjuajtja e tij nga rreth 13-14 metra shkoi mbi portën e bjellorusëve. Në minutën e 20-të, e treta e vërteta e Sokol Cikalleshit!

Ai me kokë nga afërsia shënon për epërsinë (1:0) të Shqipërisë. Memolla harkoi si me dorë, Cikalleshi nuk fali rivalin.

Në minutën e 27-të, Manaj pengohet në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari Petrescu akordon penallti. Cikalleshi  i pagabueshëm nga penalltia, 2:0. Në minutën e 35-të, Ardian Ismajli nuk reagon si duhet dhe Skavish nga afërsia realizon për 2:1. Në minutën e 44-të, Manaj nga një pozitë e vështirë si anash, nga afërsia me goditje të fortë shënon në këndin e djathtë për 3:1.

Në minutën e 80-të, Ebong ngushton humbjen në 3:2. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë nuk ishin energjikë si në periudhën e parë, megjithatë ia dolën të triumfojnë dhe të ngrihen në Ligën B. Kazakistani pëson humbje me 1:2 nga Lituania dhe bie në Ligën D.
  
Shqipëria - Bjellorusia 3:2
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). 
Shënues: Cikalleshi (20’ e 27’-nga penalltia), Manaj (44’) – Skavish (35’)m Ebong (80’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Uzuni – Bordaçev, Sataseviç.
Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj (Selahi 65’), Gjasula, Laçi (Ramadani 90+2’), Cikalleshi (Balaj 64’), Manaj (Uzuni 71’).
Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk (Kendysh 63’), Poliakov, Saçivko, Bordaçev (Pechenin 46’), Ebog, Maevski (Antilevski 77’, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç (Laptev 77’), Skavish (Klimovich 86’).

Grupi 4, Divizioni C
Shqipëria-Bjellorusia    3:2 (3:1)
Kazakistani – Lituania    1:2 (1:1)

Tabela
1. Shqipëria    6    3    2    1    8:4    11
2. Bjellorusia    6    3    1    2    10:8    10
3. Lituania    6    2    2    2    5:7    8
4. Kazakistani    6    1    1    4    5:9    4

87' Shqipëria - Bjellorusia 3:2
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). 
Shënues: Cikalleshi (20’ e 27’-nga penalltia), Manaj (44’) – Skavish (35’)m Ebong (80’).
Kartona të verdhë: Gjasula - Bordaçev 
Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj (Selahi 65’), Gjasula, Laçi, Cikalleshi (Balaj 64’), Manaj (Uzuni 71’).
Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk (Kendysh 63’), Poliakov, Saçivko, Bordaçev (Pechenin 46’), Ebog, Maevski (Antilevski 77’, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç (Laptev 77’), Skavish (Klimovich 86’).

80' Ebong ngushton rezulatin në 3:2.

71' Laçi pa fat, gjuan nga distanca topi për disa centimetra jashtë portës.

66' Shqipëria shumë afër fitores dhe Ligës B.

Shqipëria - Bjellorusia 3:2
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). 
Shënues: Cikalleshi (20’ e 27’-nga penalltia), Manaj (44’) – Skavish (35’), Ebong (80').
Kartona të verdhë: Bordaçev 
Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj (Selahi 65’), Gjasula, Laçi, Cikalleshi (Balaj 64’), Manaj.
Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk (Kendysh 63’), Poliakov, Saçivko, Bordaçev (Pechenin 46’), Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish.

62' Shqipëria luan me shumë siguri në mbrojtje, ndërsa mysafirët orvatën me të gjitha forcat.

53' Qazim Laçi godet nga distanca por jashtë portës së majtë.

50' Shqipëria ka epërsinë me 3:1, ka qetësinë!

47' Shqipëria shumë afër Ligës B!

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44'  Gol në momentin e duhur, Rey Manaj nga pozitë e vështirë anash, nga afërsia godet fort dhe 3:1.

43'  Ndeshje e luftuar, Shqipëria nuk e ka qetësinë.

Image

Shqipëria - Bjellorusia 3:1
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). 
Shënues: Cikalleshi (20’ e 27'-nga penalltia), Manaj (44') - Skavish (35').
Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj.
Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish.

40' Bjellorusia po shton presionin në drejtim të portës së portierit Etrit Berisha.

37' Shqipëria tani futet në presion.

35' Skavish, sulmuesi që nuk fali gabimin e futbollistit Ardian Ismajli dhe shënon për 2:1.

33' Kuqezinjtë dominojnë sfidën, janë në epërsi me 2:0 dhe shumë afër Ligës B.

30' Shqipëria po tregon forcën ndaj Bjellorusisë, Cikalleshi i pandalshëm.

27' Shqipëria avancon me 2:0, Cikalleshi  i pagabueshëm nga penalltia. Më parë Rey Manaj u pengua dhe gjyqtari referoi pikën e bardhë.

22' Shqipëria, me këtë rezultat ngrihet në Ligën B. 

20' E treta e vërteta e Sokol Cikalleshit! Ai me kokë nga afërsia shënon për epërrsinë (1:0) e Shqipërisë me rezultat 1:0 ndaj Bjellorusisë. Memolla harkoi si me dorë, Cikalleshi nuk fali rivalin.

Shqipëria - Bjellorusia 3:1
Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). 
Shënues: Cikalleshi (20’ e 27'-nga penalltia), Manaj (45') - Skavish (35').
Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj.
Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish.

18' Shqipëria mjaft e rrezikshme në sulm, por mysafirët mbrohen.

16' Ende pa gola.

12' Lojë e baraspeshuar, deri me tani Cikalleshi është më kërcënues për portën rivale.

10' Shqipëria dy raste por të pafat. 

8' Shqipëria me fitore ngrihet në Ligën B, ndërsa Bjellorusia vetëm me barazim.

6' Shqipëria me të gjitha forcat në sulm, synon golin e epërsisë.

4' Cikalleshi sërish por gjuajtja e tij nga rreth 13-14 metra mbi portën e bjellorusëve.

2' Sokol Cikalleshi i pafat, goditja e tij nga rreth 22-23 metra shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

1' Fillon ndeshja.

Shqipëria - Bjellorusia 0:0

Stadiumi "Air Albania", Tiranë.
Gjyqtar: R. Petrescu (Rumania). Shqipëria Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj.

Bjellorusia: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat