Një sms i ka kushtuar

Futboll

Një sms i ka kushtuar

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:07
Tuchel

Thomas Tuchel larguar nga Borussia Dortmund në 2017-ën edhe për shkak të një mesazhi që i ka dërguar personit të gabuar në telefon.

Prapaskena është zbuluar nga France Football në një speciale mbi trajnerin e Paris Saint-Germain. Trajneri gjerman, në atë kohë, ka patur mosmarrëveshje me drejtuesit e Dortmund për çështje që kishin lidhje me merkaton dhe, gabimisht, i ka dërguar Michael Zorc, drejtori sportiv i klubit, një sms ku kritikonte pikërisht atë.

Mesazhi, në të vërtetë,  ka qenë për Olaf Meinking, manaxheri i Tuchel, por trajneri ka ngatërruar adresë.

Pak ditë pas këtij episodi, në fundin e majit të 2017-ës, rrugët e Borussia Dortmund dhe trajnerit janë ndarë. Tuchel ka mësuar nga ai gabim dhe, sipas France Football, nuk e ka në rubrikën e tij numrin e Leonardo-s, drejtori sportiv i PSG-së.

Marrëdhëniet mes të dyve janë përkeqësuar në javët e fundit dhe drejtuesi brazilian është në kërkim të një zëvendësuesi të trajnerit gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat