Thaqi: Trajneri e ka parë të arsyeshme që ne të dy të jemi

Futboll

Thaqi: Trajneri e ka parë të arsyeshme që ne të dy të jemi

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:34
Thaqi

Kosova ka shënuar fitoren e parë të vitit 2020 ndaj Moldavisë. “Dardanët” kanë shënuar fitoren e parë të vitit ndaj Moldavisë në kuadër të grupit të tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ishte kjo një fitore mjaft e luftuar ndaj një kundërshtari modest i cili bëri një lojë shumë të luftuar.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga sulmuesi i Dinamo Zagrebit, në minutën e 32-të, i cili shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer.

“Është ndeshja ime e parë zyrtare, debutimi im për Kombëtaren dhe është ndjenjë shumë e mirë që mka bërë të ndihem mirë”

“Nuk më ra të lodhem shumë si zakonisht pasi pata vetëm pak minuta, por aq sa të më jep mundësinë trajneri unë e jap maksimumin”

“Trajneri e ka parë të arsyeshme që ne të dy të jemi pjesë e këtij grumbullimi, Superliga ka futbollistë shumë cilësor që mund të ndihmojnë Kosovën, por që vendimi është i trajnerit”

“Deri tani nuk ka qenë kismet të dalë jashtë Superligës nëse do të kem oferta do të mendohem, por se a do arrijë të dal jashtë vendit apo jo nuk e di”

Armend Thaqi kishte luajtur më parë me Kosovën në dy ndeshje miqësore, kundër Suedisë dhe Letonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat