Reprezentuesi i Kosovës e komenton postimin me femrën “misterioze”

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës e komenton postimin me femrën “misterioze”

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:41
Reprezentuesi i Kosovës e komenton postimin me femrën “misterioze”

Ka përfunduar ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte nikoqire e Moldavisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 të Ligës C të Kombeve, i takoi vendasve me rezultat minimal, 1:0.

Pas ndeshjes, heroi i Kosovës, Lirim Kastrati i cili e shënoi sonte golin e fitores, tha se është i lumtur me golin dhe fitoren.

“Para ndeshjes kishe\a temperaturë dhe nuk kam qenë mirë. Jam i lumtur me golin dhe fitoren”, deklaroi Kastrati në “SuperSport”.

“Ndeshja ka qenë e vështirë pasi Moldavia ka luajtur mirë”, tregoi ai.

“Në çdo ndeshje që luajë fitojë vetbesim. Nuk jam i kënaqur me veten pasi synojë më shumë. Me rendësi është që është kthyer atmosfera në skuadër”, shtoi sulmuesi i Dinamo Zagrebit.

Për fund, Kastrati e ka komentuar edhe postimin në “Instagram”, aty ku dje (17 nëntor) publikoi një fotografi me një femër.

“Femrën që e kam publikuar në ‘Instagram’ nuk dua ta komentojë. Ajo është jeta ime private”, përfundoi Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat