E turpshme, djali që luftoi në mbrojtje të Flamurit në Beograd dhe u rrah me bandat serbe, nuk lejohet në stadiumin shqiptar!

Futboll

E turpshme, djali që luftoi në mbrojtje të Flamurit në Beograd dhe u rrah me bandat serbe, nuk lejohet në stadiumin shqiptar!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:31
E turpshme, djali që luftoi në mbrojtje të Flamurit në Beograd dhe u rrah me bandat serbe, nuk lejohet në stadiumin shqiptar!

Bota është përplot çudira! Kush nuk e njeh Andi Lilën, ish futbollist, djaloshi që ka bërë krenar një komb dhe e përloti nga emocionet e pakufishme, kur luftoi dhe e mbrojti Flamurin Kombëtar – Shqipërisë Etnike, pikërisht me 14 tetor të vitit 2014, në sfidën Serbi – Shqipëri, që u ndërpre në minutën e 41-të, kur rezultati ishte 0:0.  

Ndeshje që u luajt në kuadër të kualifikueseve për Euro 2016 në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kur mbi 32 mijë serbë në stadium brohorisni në kor: Vrisni shqiptarët! 

Taulant Xhaka, Andi Lila, Lorik Cana me shokë, luftuan si heronj në mbrojtje të Flamurit, u përballen me grushte dhe karriget nga bandat serbe, por dot nuk u dorëzuan. Ashtu si iu ka hije trimave e mbrojtën Flamurin, ndërsa sot Lila ka probleme në stadiumin e Kavajës! Kjo nuk do koment, pos që mund të quhet turp! Dikur bënin be në kokën e Lilës dhe të tjerëve, sot respekti ndaj tyre është një hiq gjë!

Image

“Me kërkesë të TV News 24, po jepja një intervistë për karrierën time profesionale si futbollist.

Intervista ka filluar në banesën time ku jam rritur, në qëndrën e qytetit tim Kavajë e më pas në fushën e futbollit.
Sigurisht që vendi ku po jepej intervista ishte “Fusha e Vjetër” e Kavajës ku unë kam hedhur hapat e parë të karrierës time si futbollist por edhe për faktin se Stadiumi BESA tanimë është kthyer në livadh ku kullosin bagëtitë.

Por gjatë kohës që isha në fushën e futbollit me trupën e xhirimit të TV News24 ndodh një skandal, një turp i paparë.

Në fushën e futbollit paraqitet Drejtori i Sporteve të Bashkisë Kavajë,ish-futbollisti Aldo Duro, i shoqëruar nga punonjësit e policisë Bashkiake Kavajë, të cilët të turpëruar më komunikuan urdhërin e Kryetarit Ilegjitim të Bashkisë Kavajë z.Krajli se duhej të largohesha nga ambientet e “Fushës së Vjetër” dhe të ndërpritja intervistën, pasi tani isha kundërshtari politik i Kryetarit të Bashkisë”, kështu ka shkruar mes të tjera Lila në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat